Ndërlidhjet

BE: Kandidimi i Islandës, nuk e pengon Ballkanin


Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, sot kanë kërkuar vlerësimin e gatishmërisë së Islandës për anëtarësim në BE, duke sinjalizuar fillimin formal të procesit të pranimit.

Në këtë aspekt, disa ministra theksuan se vendet e Ballkanit, që synojnë anëtarësim në BE, nuk do të mbesin prapa, por ekonomia e zhvilluar dhe e integruar e Islandës do të thotë se ky vend, me gjasë, më shpejt do t’i bashkohet bllokut se sa vendet e Ballkanit.

Karld Bildt, ministër i jashtëm i Suedisë, e cila aktualisht e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, tha se për Islandën “mund të jetë një rrugë më e shkurtër, pasi ky vend tashmë është pjesë e tregut të përbashkët dhe e zonës Shengen”.

Ministri i Jashtëm francez, Bernar Kushner, tha se duhet të kihet konsiderim për shtetet, që kanë konkurruar për anëtarësim të plotë para Islandës, e cila formalisht e paraqiti kërkesën këtë muaj.
XS
SM
MD
LG