Ndërlidhjet

BE: Zgjatet misioni në Gjeorgji


Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar që t’ia vazhdojnë mandatin, për një vit shtesë, misionit vëzhgues në Gjeorgji.

BE-ja dërgoi 246 vëzhgues në Gjeorgji në gusht të vitit 2008 pas luftës ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian ritheksuan kërkesën drejtuar Moskës dhe Tbilisit për të tërhequr “të gjitha forcat ushtarake” në pozitat paraprake- në ato para luftës së 2008-tës.

Ata bënë thirrje gjithashtu për “qasje të papenguar” në dy rajonet separatiste të Gjeorgjisë- Osteinë Jugore dhe Abkhazinë, të cilat kanë bllokuar hyrjen e vëzhguesve evropian.
XS
SM
MD
LG