Ndërlidhjet

Afganistan: Marrëveshje me talibanët


Zëdhënësi i presidentit afgan, Hamid Karzai, tha se autoritetet kanë arritur një marrëveshje armëpushimi me luftëtarët talibanë në një krahinë veriperëndimore të vendit.

Kjo është masa e parë të cilën e ka marr pushteti qendror në Afganistan për të parandaluar eskalimin e dhunës përpara zgjedhjeve të muajit të ardhshëm.

Zëdhënësi, Sejamak Heravi, tha se armëpushimi u arrit të shtunën në provincën Badgis, afër kufirit me Turkmenistanin.

Me këtë marrëveshje, talibanët janë zotuar të mos sulmojnë kandidatët e zgjedhjeve në këtë krahinë, ndërsa forcat qeveritare kanë thënë se nuk do të sulmojnë luftëtarët talibanë në Badgis, përderisa ata respektojnë kushtet e armëpushimit.

Heravi gjithashtu njoftoi se talibanëve do t’u lejohet të votojnë në zgjedhjet presidenciale të 20 gushtit.
XS
SM
MD
LG