Ndërlidhjet

logo-print

Braun: Sukses kundër talibanëve


Kryeministri i Britanisë, Gordon Braun, tha se misioni kundër kryengritësve talibanë në bazat në Afganistan ka përfunduar me sukses të madh.

Deklarata e kreut të ekzekutivit britanik u bë pavarësisht rritjes së numrit të ushtarëve britanikë të vrarë në Afganistan dhe skepticizmit publik për të arriturat e misionit pesëjavor.

Zyrtarët e mbrojtjes në Britani kanë konfirmuar se misioni është përmbyllur më 20 qershor dhe se është zënë një korridor kyç në provincën Helmand, në jug të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG