Ndërlidhjet

logo-print

Gyl: Turqia ka dështuar në të drejtat e njeriut


Presidenti turk, Abdullah Gyl, tha se Turqia kë dështuar në garantimin e të drejtave të barabarta demokratike për komunitetin kurd të këtij vendi.

Në një paraqitje televizive, Gyl tha se “Turqia do të tejkaloj problemet përmes përmirësimit të standardeve demokratike, me besim në veten dhe duke pranuar diversitetet njëlloj sikurse pasurinë e vet”.

Gjatë konfliktit 25 vjeçar në pjesën juglindore dhe lindore të Turqisë, kryesisht të banuar me kurdë, janë vrarë rreth 45 mijë njerëz.

Javën e kaluar, kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, tha se qeveria është duke punuar në propozimet për një marrëveshje, e cila ka për qëllim të inkurajoj rebelët e Partisë Punëtorë Kurde të dorëzojnë armët.
XS
SM
MD
LG