Ndërlidhjet

Gejts: Sanksione të reja ndaj Iranit


Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gejts paralajmëroi se Uashingtoni do t’i zgjeroi sanksionet ndaj Iranit nëse nuk i përgjigjet ftesës për dialog mbi programin e saj bërthamor.

Gejts në Jordan tha se “ nëse angazhimi në këtë proces nuk do të ketë sukses atëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përgatitura për t’i zgjeruar sanksionet ndaj Teheranit”.

Ai shtoi së në një rast të tillë Uashingtoni do të përpiqet të marrë mbështetje ndërkombëtare për një pozitë më të ashpër. Irani tashmë është objekt i tri sanksioneve të OKB-s, pasi refuzoi të ndal punën e ndjeshme bërthamore.

Presidenti amerikan Barak Obama u bëri thirrje vendeve anëtare të përsheshmë në Këshill të Sigurimit që të punojë me Shtetet e Bashkuara për zgjidhjen e shqetësimeve rreth programit bërthamor të Iranit.
XS
SM
MD
LG