Ndërlidhjet

Bagdad: Robert Gejts arriti në Irak


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, ka arritur në Irak, në një vizitë të paparalajmëruar.

Një zyrtar i lartë amerikan u tha gazetarëve se zoti Gejts, do të kërkoj nga komunitetet shiite, sunite dhe kurde të Irakut, që t’i zgjidhin dallimet politike para tërheqjes së plotë së trupave të Shteteve të Bashkuara, deri në fund të vitit 2011.

Parashihet, që sekretari amerikan i mbrojtjes, do të takohet me kryeministrin irakian, Nuri al-Maliki dhe me ministrin e mbrojtjes, Andel Kader Jasim.

Zoti Gejts arriti në bazën ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Talill, në jug të Irakut, pasi vizitoi Izraelin dhe Jordaninë.
XS
SM
MD
LG