Ndërlidhjet

Takime Miçel – Netanjahu, megjithë tensionet


I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçel, po mbanë takime me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, megjithë tensionet lidhur me vendbanimet në Bregun Perëndimor.

Një zëdhënëse izraelite ka thënë se zoti Netanjahu po takohej privatisht me të dërguarin Miçel.

Mbrëmë, emisari amerikan është takuar me liderin palestinez, Mahmud Abas, në Ramallah dhe raportohet se i ka thënë atij se ende po punonte në marrëveshjen me Izraelin për vendbanimet në Bregun Perëndimor.

Zoti Abas refuzon vazhdimin e bisedimeve paqesore, që janë bllokuar për gjashtë muajt e fundit, derisa Izraeli të pajtohet t’i bllokoj të gjitha aktivitetet lidhur me vendbanime.
XS
SM
MD
LG