Ndërlidhjet

Dyshime se barnat kanë shkaktuar vdekjen e Xheksonit


Raportohet se mjeku personal i ka dhënë anestetik të fortë yllit të pop muzikës, Majkël Xhekson dhe se autoritetet kanë dyshime se kjo ka shkaktuar vdekjen e këngëtarit.

Një zyrtar i tha agjencisë Asoshieted Pres, se zoti Xhekson, rregullisht kishte marrë ilaçe për fjetje.

Sipas këtij zyrtari, mjeku personal, Konrad Murej, i kishte dhënë atij ilaçe pak pas mesnatës, para se ai të vdiste.

Mendohet se këngëtari Xhekson kishte përdorë ilaçe të këtilla për afro dy vjet.
XS
SM
MD
LG