Ndërlidhjet

Ankara: Diskutohet çështja e kurdëve


Zyrtarë të lartë të Turqisë, Irakut dhe Shteteve të Bashkuara janë takuar në Ankara për të diskutuar mbi mënyrat e trajtimit të rebelëve separatistë kurdë të fshehur në veri të Irakut.

Rebelët kanë luftuar për vetëqeverisje në Turqinë juglindore që nga viti 1984, konflikt ky nga i cili janë vrarë me mijëra njerëz.

Turqia ka akuzuar kurdët e Irakut, të cilët drejtojnë një administratë autonome në veri të këtij vendi, se kanë toleruar dhe madje kanë ndihmuar rebelët, por vitin e kaluar Ankraja tha se do të kërkojë të zgjidh këtë çështje përmes diplomacisë dhe bashkëpunimit me Bagdadin dhe kurdët e Irakut.
XS
SM
MD
LG