Ndërlidhjet

SHBA: Arrestohen 7 terroristë, përfshirë një kosovar

  • RFE /RL

Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Të gjithë ata ballafaqohen me akuza që përfshijnë edhe konspiracion për ndihmë materiale për terroristët, konspiracion për vrasje, për rrëmbim dhe për sulme.


Shtatë veta, në mesin e të cilëve 6 janë amerikanë, janë arrestuar në Karolinën Veriore, të akuzuar për konspiracion për “angazhim në xhihadin e dhunshëm”, ka njoftuar Departamenti amerikan i drejtësisë.

Të gjithë ata ballafaqohen me akuza që përfshijnë edhe konspiracion për ndihmë materiale për terroristët, konspiracion për vrasje, për rrëmbim dhe për sulme.

Në mesin e të akuzuarve është edhe 24 vjeçari Hysen Sherifi, me origjinë nga Kosova, i cili ka qëndrim të përhershëm dhe të rregullt në Shtetet e Bashkuara. Ai është i vetmi prej shtatë të akuzuarve, që nuk është shtetas amerikan.

Të akuzuarit e tjerë janë Daniel Bojd dhe dy djemtë e tij Zakarija dhe Dilan, pastaj Anes Subashiq, Muhamed Omar Ali Hasan dhe Zijad Jaghi. Të gjithë ata ishin të moshës ndërmjet 20 e 39 vjeçare.

Autoritetet federale thonë se ata kishin bërë komplot për të vrarë vetveten dhe të tjerët në emër të Islamit.

Akuzat tregojnë se “terroristët dhe mbështetësit e tyre nuk janë të kufizuar në rajonet e largëta të ndonjë toke të largët, por mund të rriten dhe të egërsohen këtu në shtëpi”, tha prokurori amerikan, Xhorxh Holding.

Sipas tij, “terroristët dhe mbështetësit e tyre janë të paepur dhe të vazhdueshëm në përpjekjet e tyre për të dëmtuar dhe vrarë njerëz të pafajshëm në gjithë globin”.

I arrestuari Hysen Sherifi, 24 vjeçar, pos tjerash, është i akuzuar edhe se ka udhëtuar në Kosovë “për t’u angazhuar në xhihad të dhunshëm”, ndërsa disa nga të akuzuarit dyshohet se kanë kërkuar fonde, me qëllim që të dërgojnë njerëz jashtë për të ndërmarrë sulme.

Aktivitetet e tyre, që ishin gjurmuar nga agjentët e agjencisë FBI, ishin përshkruar detajisht në aktakuzën e publikuar.
XS
SM
MD
LG