Ndërlidhjet

logo-print

Mali i Zi dërgon ushtarë në Afganistan


Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar dërgimin e trupave në Afganistan, në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO-ja.

Ligjvënënsit vendosën që të dërgojnë 40 ushtarë malazias në Afganistan në vitin e ardhshëm, ndërsa pesë trupa të tjerë do të dërgohen në Liberi dhe Somali.

Dërgimi i ushtarëve jashtë vendit, sipas parlamentit të Malit të Zi, është “i rëndësishëm për politikën e jashtme” të këtij shteti.

Vendimi i Podgoricës për të dërguar ushtarë në misionin e udhëhequr nga NATO-ja në Afganistan vlerësohet të jetë bërë në kuadër të përpjekjeve të këtij shteti për t’ju bashkuar Aleancës Veri-atlantike.
XS
SM
MD
LG