Ndërlidhjet

logo-print

Në këtë javë shpallet vendimi për Su Kji-në


Të premtën pritet të shpallet vendimi përfundimtar në gjykimin e lideres së opozitës në Mianmar, Aung San Su Kji.

Sipas avokatit të Su Kji-së, ka gjasa që të premtën të publikohet dhe dënimi për të akuzuarën.

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe përballet me mundësinë e burgimit prej pesë vjetësh për shkak të shkeljes së arrestit shtëpiak, kur një burrë amerikan hyri në shtëpinë e saj në Jangon pa leje zyrtare.

Liderja e Lidhjes Kombëtare për Demokraci, Su Kji, ka kaluar 13 nga 19 vjetët e kaluar nën arrest shtëpiak.

Mbështetësit e saj kanë thënë se regjimi ushtarak i Mianmarit synon ta burgosë atë për shkak të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG