Ndërlidhjet

Lavrovit nuk i pëlqejnë deklaratat e Bajdenit


Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, ka thënë se deklarata e paradokohshme e nënpresidentit amerikan, Xho Bajden, për Rusinë, dëshmon dëshirën që marrëdhëniet ruso – amerikane “të kthehen te e kaluara”.

“Mendoj se nuk janë normale përpjekjet për t’u kthyer te e kaluara...siç bëri nënpresidenti amerikan Bajden”, ka thënë Lavrov, në një intervistë për agjencitë ruse të lajmeve.

Xho Bajden në një prononcim për “Voll Strit Xhornal” (Wall Street Yournal), të premten e kaluar, tha se Moska, për shkak të dobësive në ekonominë ruse, do të jetë më pajtuese me pjesën tjetër të botës dhe se Rusia duhet të bëjë kompromise me Perëndimin për shumë çështje.
XS
SM
MD
LG