Ndërlidhjet

Serbët: "Beogradi na tradhtoi"


Anëtarët serbë të Kuvendit të komunave në Kosovë kanë kritikuar politikën e Qeverisë së Serbisë ndaj tyre dhe e kanë cilësuar si “tradhti”.

“Gjithë atë që populli serb në Kosovë ka arritur ta realizojë në betejën e pabarabartë 10 – vjeçare, po synon ta shkatërrojë pushteti aktual në Serbi”, thuhet në konkluzionet e takimit të sotëm që është mbajtur në pjesën veriore të Mitrovicës.

Gjatë debatit është thënë se serbët e Kosovës janë “flijuar për shkak të liberalizimit të vizave dhe gjoja jetës më të mirë në Serbi”.

Ata kanë akuzuar presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, për shkelje të Kushtetutës, ndërsa Qeverinë në Beograd se ka organizuar fushatë ndaj liderëve serbë të Kosovës dhe në këtë kontekst edhe ndaj Millan Ivanoviqit.
XS
SM
MD
LG