Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Lirohen fëmijët e zënë nga talibanët


Zyrtarët pakistanezë njoftuan se forcat e sigurisë kanë shpëtuar disa fëmijë, të cilët ishin rekrutuar me forcë nga talibanët, me qëllim që të përdoren si luftëtarë apo sulmues vetvrasës.

Gjgnerallejtnant, Nadim Ahmed, i tha televizionit shtetëror të Pakistanit se nëntë djemë të liruar, që po mbaheshin nga talibanët, ishin “trajnuar për sulme vetvrasëse”.

Ai tha se fëmijët u janë nënshtruar vlerësimeve psikologjike dhe rehabilitimit.

Forcat pakistaneze po luftojnë talibanët në disa zona përgjatë kufirit me Afganistanin.
XS
SM
MD
LG