Ndërlidhjet

Kina ndan shqetësimet për Iranin


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Kina kundërshtojnë që Irani të bëhet fuqi bërthamore.

Klinton u tha gazetarëve se ajo ishte e kënaqur që Kina ndan shqetësime të përbashkëta rreth programit bërthamor të Iranit.

Gjithashtu, sekretari amerikan i Thesarit, Timoti Geithner, tha se Kina ka premtuar që do të punojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ringjallur ekonominë botërore.

Klinton dhe Geithner i bënë këto komente pas bisedimeve dyditore të nivelit të lartë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në Uashington.
XS
SM
MD
LG