Ndërlidhjet

Madrid: Shpërthen makina bombë


Një makinë bombë shpërtheu sot herët në qytetin verior të Spanjës, Burgas, duke plagosur rreth 46 persona.

Policia bëri të ditur se shpërthimi ndodhi jashtë një kazerme të gardës civile.

Policia dyshon se prapa shpërthimit qëndron organizata separatiste ETA, e cila është fajësuar për vrasjen e më shumë se 800 personave në 40 vjetët e kaluar, gjatë fushatës për pavarësinë e baskëve nga Spanja.
XS
SM
MD
LG