Ndërlidhjet

Irak: Gejts u takua me Barzanin


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, ka vizituar rajonin gjysmë-autonom kurd, në fund të vizitës së tij dyditëshe në Irak.

Me këtë rast, zoti Gejts u takua me presidentin kurd, Masud Barzani, i cili pretendoi se ka fituar në zgjedhjet e fundit. Takimi u bë në selinë e qeverisë rajonale, Irbil.

Aktualisht, kurdët kanë mospajtime me Bagdadin lidhur me kontrollin ndaj burimeve të naftës dhe për shkak të kontestit për territor në pjesën veriore të Irakut, e veçanërisht për qytetin Kirkuk.

Zoti Gejts, që gjatë vizitës në Irak u takua me trupat amerikane në bazën ushtarake Tallil dhe me kryeministrin irakian, Nuri al-Maliki, tha se Shtetet e Bashkuara janë “të gatshme të ndihmojnë në zgjidhjen e mospajtimeve lidhur me kufijtë dhe naftën” dhe kërkoi që të gjitha palët të punojnë për zgjidhjen e këtyre çështjeve, por pa dhunë.
XS
SM
MD
LG