Ndërlidhjet

Greqia ndihmon Shqipërinë kundër zjarrit


Greqia ka dërguar dy aeroplanë me ujë në Shqipërinë fqinje, për të ndihmuar në luftën kundër zjarreve në malet në bregdetin shqiptar, ka njoftuar Shërbimi për mbrojtjen civile i Greqisë.

Në kumtesë thuhet se aeroplanët mbrëmë ishin nisur për në rajonin e Sarandës, “për t’u konfrontuar me zjarrin e madh, që ishte kërcënim për hapësirat e banuara”.

AFP nga Athina raporton se Shqipëria kishte kërkuar ndihmën e Greqisë, në bazë të marrëveshjes dypalëshe dhe skemës evropiane të mbrojtjes civile.
XS
SM
MD
LG