Ndërlidhjet

logo-print

Kroatët nuk duan hyrjen në BE


Vetëm 29 për qind e qytetarëve të Kroacisë konsiderojnë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian do të ishte gjë e mirë, dëshmon hulumtimi i bërë nga Eurobarometër.

Në pranverën e këtij viti, përqindja e kroatëve që dëshironin anëtarësim në BE ishte edhe më e vogël, përkatësisht vetëm 23 për qind.

Gazeta “Novi List” shkruan se për nga shkalla e skepticizmit ndaj Bashkimit Evropian, kroatët janë barazuar me britanikët, ndërsa më skeptikë janë vetëm edhe letonezët, ku vetëm 23 për qind e tyre anëtarismin në BE e konsiderojnë pozitiv.

Më të lumturit për hyrjen në BE janë sllovakët dhe rumunët, ku pëqindja e vlerësimit pozitiv për Bashkimin Evropian shkon në 67 për qind.
XS
SM
MD
LG