Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Barzani fitoi në rajonin kurd


Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve tregojnë se me rreth 70 për qind të votave, Masud Barzani është rizgjedhur president i rajonit gjysmë-autonom kurd në Irak.

Ky rezultat po ashtu tregon se dy partitë kryesore politike të rajonit kanë fituar 57 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare.

Rezultati u publikua pas vizitës së sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Robert Gejts, i cili zhvilloi një takim me presidentin Barzani.

Aktualisht, kurdët kanë një mosmarrëveshje me Bagdadin mbi kontrollin e burimeve të naftës dhe për shkak të mospajtimeve lidhur me kufirin në territorin e kontestuar në veri të Irakut, e veçanërisht në qytetin e Kirkukut.

Gejts ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për të ndihmuar në zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve, por ka theksuar se të gjitha palët duhet t’i zgjidhin ato pa dhunë.
XS
SM
MD
LG