Ndërlidhjet

Rama: Rezultati i zgjedhjeve nuk mund të pranohet


Lideri i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, tha sot se rezultati i zgjedhjeve parlamentare nuk mund të pranohet dhe theksoi se do të bëhet çdo gjë e mundur, që t’i bëhet transparencë e plotë procesit.

Zoti Rama tha se një raport për parregullsitë e zgjedhjeve do t’u paraqitet ndërkombëtarëve.

“Kemi përgatitur një raport, që do ua vëmë në dispozicion të gjithë partnerëve ndërkombëtarë si dhe do ta bëjmë publik për opinionin shqiptar. Deformimi i procesit filloi me presionin e jashtëzakonshëm të pushtetit para dhe gjatë fushatës”, tha Edi Rama, në një konferencë për shtyp në Tiranë.
XS
SM
MD
LG