Ndërlidhjet

Barroso e dënoi sulmin në Spanjë


Kryetari i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, e ka dënuar sulmin kundër kazermës së gardës civile në Burgos të Spanjës, duke e cilësuar si “të verbër dhe të egër”.

“Në emër të Komisionit Evropian dhe në emrin tim personal, e dënoj ashpër këtë sulm”, tha ai.

Nga ky sulm me automobil – bombë, që ndodhi sot në orët e para të mëgjesit, janë plagosur 46 veta, përfshirë gra dhe fëmijë.

Autoritetet e Spanjës konsiderojnë se për këtë sulm është përgjegjëse organizata separatiste baske, ETA.
XS
SM
MD
LG