Ndërlidhjet

Kroaci, Slloveni: Takim lidhur me kufirin


Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, do të takohet të premtën me kryministrin slloven, Borut Pahor, në përpjekje për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për kufirin, e cila e ka bllokuar rrugën e Zagrebit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Jam optimiste dhe besoj se do të mund të arrijmë rezultate konkrete në të ardhmën e afërt”, tha Jadranka Kosor.

Takimi i mëparshëm ndërmjet ish kryeministrit kroat, Ivo Sanader, dhe kryeministrit slloven, Borut Pahor, në muajin shkurt të këtij viti, kishte përfunduar pa ndonjë rezultat.

Sllovenia i ka bllokuar bisedimet për anëtarësimin e Kroacisë në BE, në dhjetor të viti të kaluar. Mosmarrëveshja kufitare daton që prej shpërbërjes së ish Jugosllavisë, në vitin 1991.
XS
SM
MD
LG