Ndërlidhjet

Obama mbron politikën për ekonomi


Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se Shtetet e Bashkuara do të mund të shohin "fillimin e fundit të recesionit".

"Tregu është ngritur dhe sistemi financiar nuk është më në prag të rrënimit. Rënia e papunësisë është përgjysmuar që nga koha kur kam marrë postin gjashtë muaj më parë”, tha Obama në Ralej të Kalifornisë Veriore.

Obama gjithashtu mbrojti ndërhyrjen e qeverisë tek kompanitë e automjeteve, Gjenerëll Motors dhe Krajsller, duke thënë se kollapsi i tyre do të kishte shkaktuar “kërdi” në ekonominë e SHBA-së.

"Si rezultat i kësaj ne kemi shpëtuar qindra mijëra vende pune dhe presim të na kthehen paratë" tha ai.
XS
SM
MD
LG