Ndërlidhjet

Përleshje mes forcave të Irakut dhe grupit opozitar nga Irani


Janë raportuar përleshje, edhe në ditën e dytë radhazi, mes forcave të Irakut dhe një grupi opozitar iranian, në pjesën veriore të Irakut.

Së paku 7 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, që kur forcat irakiane sulmuan një kamp që i përkiste një organizate muxhahedine në Iran. Kampi gjendet në provincën Dijala.

Uashingtoni, i cili këtë organizatë e konsideron terroriste, ka kërkuar përmbajtje.
XS
SM
MD
LG