Ndërlidhjet

Rusi: Dëbohen dy diplomatë ukrainas


Rusia ka kërkuar nga dy diplomatë ukrainas që të largohen nga Rusia, në shenjë hakmarrjeje ndaj lëvizjeve të Ukrainës kundër dy rusëve.

Ky zhvilim thekson tensionet aktuale ndërmjet Rusisë e Ukrainës. Kievi synon lidhje më të afërta me Perëndimin.

Këtë javë Ukraina kërkoi nga dy diploamtë rusë që të largoheshin nga Kievi, pas një transporti të armatimit nga Flota Ruse e Detit të Zi, për të cilin Ukraina tha se nuk ishte i lejuar.

Flota ruse e ka bazën në portin ukrainas, Odesa.

Në kumtesën e sotme të Ministrisë së Jashtme ruse thuhet se Ukraina e ka tërhequr dëbimin e njërit prej dy diplomatëve rusë, por aksionet e Kievit ende konsiderohen “një hap i qartë anti rus”.
XS
SM
MD
LG