Ndërlidhjet

logo-print

Moldavi: Një opozitar plagoset nga komunisti


Autoritetet thonë se një aktivist opozitar është plagosur nga një anëtar i Partisë Komuniste, gjatë një mospajtimi në një vendvotim në Moldavi.

Të shtënat ndodhën në fshatin Sangera, 10 kilometra në jug të kryeqytetit Kishinev, kur një anëtar i koalicionit opozitar akuzoi zyrtarët e Partisë Komuniste për parregullsi në votime. Me këtë rast, zyrtari komunist e nxori revolen dhe viktimën e plagosi në këmbë.

Dje në Moldavi u mbajtën zgjedhjet paralamentare, në të cilat, sipas rezultateve të para, opozita ka fituar 50.7 %, ndërsa komunistët pak mbi 45% të votave.
XS
SM
MD
LG