Ndërlidhjet

Klinton, Zhbogar diskutuan për Ballkanin


Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Samuel Zhbogar, në Uashington ka biseduar me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, me ç’rast më së tepërmi është diskutuar për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Sllovenisë.

Në këtë njoftim theksohet se u diskutua edhe për integrimet euroatlantike të vendeve ballkanike.

Ministri Zhbogar aktualisht gjendet për vizitë në Shtetet e Bashkuara dhe pos zonjës Klinton, është takuar edhe me zyrtarë të tjerë amerikanë.
XS
SM
MD
LG