Ndërlidhjet

Kinë: 13 milionë abortime në vit


Në Kinë ekzekutohen rreth 13 milionë abortime në vit, kryesisht për shkak të mungesës së informatave për parandalimin e shtatzënisë tek femrat e reja.

E përditshmja kineze, Çajna Dejlli, shkruan se numri real i abortimeve besohet të jetë edhe më i lartë, marrë parasysh faktin se shifra prej 13 milionësh pasqyron vetëm abortimet e kryera në siptale, ndërsa thuhet se më shumë abortime ndodhin në klinikat rurale.

Raporti bën poashtu të ditur se rreth 10 milionë pilula për abortim shiten në Kinë për çdo vit.
XS
SM
MD
LG