Ndërlidhjet

logo-print

Taxhikistan: Liderët bisedojnë për siguri


Liderët e Afganistanit, Pakistanit dhe Taxhikistanit janë pajtuar gjatë bisedimeve në Dushanabe se do të koordinojn përpjekjet në luftën kundër militantëve islamikë.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ai pakistanez, Afis Ali Zardari dhe presidenti i Taxhikistanit, Imomali Rakmonov, theksuan se siguria është çështja kryesore, por dhanë pak detaje rreth përpjekjeve për rritjen e bashkëpunimit në luftën ndaj kërcënimeve të sigurisë.

Sulmet e fundit mbi forcat qeveritare në lindje të Taxhikistanit kanë ngritur shqetësime se militantët mund të jenë larguar nga luftimet në Pakistan dhe në Afganistan duke hyrë në Taxhikistan.

Në kuadër të aspiratave të Rusisë për një rol më të madh në rajon, presidenti rus Dimitri Medvedev, do të mbërrij në Taxhikistan sot më vonë për t'ju bashkuar tre liderëve.
XS
SM
MD
LG