Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Policia shpërndan demonstruesit


Forcat e sigurisë në Iran kanë ndërprerë një demonstratë të mijëra njerëzve që ishin mbledhur për të përkujtuar protestuesit e vrarë gjatë trazirave paszgjedhore në këtë vend.

Policia ka detyruar liderin e opozitës, Mirhosein Musavi, të largohet nga një varrezë në Teheran.

Njoftohet se policia ka shpërndarë tubimin dhe ka arrestuar disa pjesëmarrës.

Musavi dhe lideri tjetër opozitar, Mehdi Karubi, kishin planifikuar të vizitojnë varrezat e protestuesve, që kishin kundërshtuar rizgjedhjen për president të Mahmud Ahmedinexhadit më 12 qershor.
XS
SM
MD
LG