Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Paqartësi për ofensivën pakistaneze


Emisari special i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin dhe Pakistanin, Riçard Hollbruk, tha se është e paqartë se a janë vrarë talibanët apo vetëm janë detyruar të shpërndahen për shkak të ofensivës së Pakistanit në luginën Suat.

Sipas autoriteteve pakistaneze, gjatë ofensivës kundër militantëve talibanë, e cila filloi tre muaj më parë, janë vrarë rreth 1 mijë e 800 talibanë.

Vlerësimet e pavarura në lidhje me këto shifra janë të pamundura, mirëpo kritikët thonë se vrasja e disa liderëve militantë ka ndikuar në rigrupimin e talibanëve.
XS
SM
MD
LG