Ndërlidhjet

Konfiskohet anija e Koresë Jugore


Koreja Veriore ka konfiskuar një anije të Koresë Jugore pas hyrjes në ujërat territorial të Koresë Veriore.

Zyrtarët e Koresë Jugore thanë se një anije patrulluese e Koresë Veriore ka konfiskuar anijen jugkoreane të peshkimit, pasi ajo gabimisht kaloi në ujërat e Koresë Veriore për shkak të defekteve në sistemin navigativ.

Seuli i ka kërkuar Phenianit të lirojë, sa më parë, anijen dhe katër anëtarët e ekuipazhit.

Marrëdhëniet ndërmjet Koresë Veriore dhe asaj Jugore ishin përkeqësuar në vitin e kaluar pasi një qeveri konservatore mori pushtetin në Seul dhe kërkoi një politikë më të ashpër ndaj Phenianit.
XS
SM
MD
LG