Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Moldavisë që të formojë, sa më parë, qeverinë në mënyrë që të parandalohet jostabiliteti pas humbjes së komunistëve në zgjedhjet parlamentare të së mërkurës.
Komisionerja e BE-së për marrëdhënie të jashtme, Benita Ferero-Valdner, u kërkoi të gjitha partive politike “të angazhohen në një dialog të hapur dhe konstruktiv”.
Të njejtën kërkesë bëri dhe shefi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana, i cili u bëri thirrje partive politike që të formojnë qeverinë dhe të zgjedhin presidentin “sa më parë që është e mundur dhe në mënyrë gjithpërfshirëse”.
Nga më shumë se 98 për qind të votave të numëruara, komunistët kanë fituar 48 ulëse në parlamentin me gjithsej 101 ulëse, ndërsa partitë e tjera kanë fituar 53 ulëse.