Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Analizohen opsionet për mbrojtje raketore


Një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes tha se Shtetet e Bashkuara janë duke shqyrtuar mundësitë për një mbrojtje tjetër raketore në Evropë, që dallon nga planet aktuale për një sistem të bazuar në Poloni dhe Republikën Çeke, njofton agjencia e lajmeve AP.

Ndihmëssekretari amerikan i Mbrojtjes, Aleksander Vershbau, u tha ligjvënësve në Dhomën Përfaqësuese se administrata e presidentit Obama është duke vlerësuar konfigurime të ndryshme si pjesë e rishikimit të planeve për mbrojtje raketore.

“Pozita në Poloni dhe radarët në Republikën Çeke janë ndër opsionet që po shqyrtohen, së bashku me opsione të tjera që mund të jenë në gjendje të kryejnë misionin poashtu”, tha Vershbau.

Administrata Obama po përpiqet për krijimin e marrëdhënieve më të mira me Rusinë, e cila fuqimisht kundërshton planet amerikane, të përgatitura nga ish-administrata Bush, për instalimin e 10 raketave mbrojtëse në Poloni dhe një sistemi të radareve në Republikën Çeke.
XS
SM
MD
LG