Ndërlidhjet

logo-print

Uashingtoni i shqetësuar për shpërndarjen e turmës në Iran


Departamenti amerikan i shtetit është shprehur i shqetësuar nga njoftimet e fundit se forcat e sigurimit në Iran kanë shpërndarë një grup njerëzish që ishin mbledhur për të përkujtuar të vrarët nga protestat e fundit, pas zgjedhjeve presidenciale të 12 qershorit.

Policia shpërndau turmën e njerëzve në momentin kur ata ishin mbledhur para varrit të një të vrari në protestat kundër rizgjedhjes së presidentit Mahmud Ahmedinexhad.

Dëshmitarët thanë se nga kjo ngjarje kishte edhe shumë të arrestuar.
XS
SM
MD
LG