Ndërlidhjet

Taxhikistan: Shpërthen makina e policisë


Një makinë policie është hedhur në erë në kryeqytetin e Taxhikistanit, Dushanabe, ku presidentët e Rusisë, Afganistanit dhe Pakistanit janë duke zhvilluar bisedime mbi çështjet e sigurisë.

Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme ka thënë se nga ky shpërthim, i cili ndodhi të enjten vonë, është plagosur një polic.

Ai tha se shpërthimi u shkaktua nga një bombë e vendosur brenda në makinë.

Zyrtarët thanë se policia është duke hetuar nëse shpërthimi ishte sulm terrorist.
XS
SM
MD
LG