Ndërlidhjet

Spanjë: Nga eksplodimi – dy policë të vrarë


Nga shpërthimi i një bombe, që ishte vënë nën makinën e policisë, janë vrarë dy policë. Shpërthimi ndodhi në ishullin spanjoll, Majorka.

Më vonë, policia, afër vendit të shpërthimit të parë, ka gjetur edhe një bombë, të cilën e ka eksploduar në mënyrë të kontrolluar.

Sulmi i sotëm vdekjeprurës u bë vetëm një ditë pasi nga shpërthimi i një makine bombë, në veri të Spanjës, u plagosën disa veta.

Zyrtarët spanjollë e kanë fajësuar grupin separatist bask, ETA, për këto sulme me bomba.
XS
SM
MD
LG