Ndërlidhjet

Izrael: Po hetohen ankesat për luftën në Gazë


Izraeli thotë se po zhvillohen hetime për afro 100 raste të ankesave për sjellje të këqija nga forcat e saj në ofensivën në Rripin e Gazës, këtë vit.

Në një raport prej 163 faqesh, të hartuar nga Ministria e Jashtme izraelite, autoritetet në Tel Aviv pranojnë se kanë përdorur fosfor të bardhë, por konstatohet se nuk e kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Në raport mbrohet sulmi ushtarak izraelit 22 ditësh, duke e vlerësuar si përgjigje “të domosdoshme dhe adekuate” ndaj sulmeve me raketa nga ana e Hamasit në Izrael.

Gjatë kësaj ofensive izraelite, humbën jetën afro 1400 palestinezë.
XS
SM
MD
LG