Ndërlidhjet

Britani: Përfundoi prania ushtarake në Irak


Britania sot e përfundoi praninë e trupave të saj në Irak, duke e mbyllur involvimin ushtarak gjashtëvjeçar në këtë vend, që filloi me invadimin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, nga i cili u përmbys Sadam Huseini.

Sipas marrëveshjes ndërmjet Bagdadit dhe Londrës, të nënshkruar në vitin 2008, ushtarët e fundit britanikë, këtë javë, u larguan nga Iraku. Shumica e trupave britanike ishte e vendosur në portin Basra, në pjesën jugore të Irakut.

Gjatë periudhave të angazhimeve më të mëdha luftarake, Britania kishte 46 mijë ushtarë në Irak.
XS
SM
MD
LG