Ndërlidhjet

logo-print

Arrestime e rrahje në Teheran

  • RFE /RL

Gjatë ceremonisë së përkujtimit të viktimave - Teheran, 30 korrik 2009.

Gjatë ceremonisë së përkujtimit të viktimave - Teheran, 30 korrik 2009.

Janë raportuar përplasje të rënda midis forcave policore dhe protestuesve në Teheran, pasi që mijëra njerëz ishin mbledhur për të përkujtuar protestuesit e vrarë, të cilët kishin kundërshtuar rizgjedhjen e Mahmud Ahmadinexhadit.

Ndërkaq, më herët, mijëra njerëz, përfshirë dhe liderët opozitarë Mir Hosein Musavi dhe Mehdi Karubi, ishin tubuar tek varrezat e Teheranit (Behesht Zahra) për të shënuar ditën e dyzetë të vdekjes së Neda Agha Soltanit dhe ca të tjerëve që qenë vrarë në Teheran, më 20 qershor.

Ende nuk është e qartë se sa njerëz ishin vrarë me këtë datë, por shumë iranianë i referohen asaj dite si “e shtuna e përgjakshme”.

Dëshmitarët kanë treguar për Radio Fardën së si njerëzit sforconin njëri-tjetrin për të mos pasur frikë, si dhe thërrisnin “Allah Akbar” dhe “Vdekje diktatorit”.

Lideri opozitar, Mir Hosein Musavi, thuhet se është detyruar nga policia që të largohet nga varreza, vetëm pak minuta pasi që kishte arritur. Ndërsa, njëri nga të pranishmit ka treguar se policia ka rrahur njerëzit me shkopinj dhe ka arrestuar disa prej tyre.

Në mesin e të arrestuarve ishte dhe prodhuesi i njohur i filmave, Jafar Panahi, i cili kishte shkuar për të vendosur lule në varrin e Nedës dhe të tjerëve, që kishin humbur jetën e tyre në përleshjet pas-zgjedhore. Mahnaz Mohamadi, prodhuese dokumentaresh, u arrestua po ashtu.

Videoja që paraqiste momentet e fundit të jetës së 27-vjeçares Neda ishte plasuar në ueb-faqet e internetit dhe rrjedhimisht parë nga miliona njerëz në mbarë botën – gjë që e bëri atë ikonë të protestave kundër Ahmadinexhadit.

Më 29 korrik, nëna e Nedës i kishte pohuar Radio Fardas se ajo dhe familja e saj planifikojnë të vizitojnë varrin e së bijës, por, vetëm një ditë më vonë, disa burime cituan atë të ketë thënë që “për disa shkaqe” nuk do ta bëjnë një gjë të tillë. Ndërsa, Musavi dhe Karubi u kishin kërkuar autoriteteve që t’i lejojnë ata dhe mbështetësit e tyre të mblidhen tek xhamia më 30 qershor.

Zyrtarët iranianë kanë raportuar për 30 njerëz të vrarë gjatë protestave pas-zgjedhore. Por, grupet për të drejtat e njeriut besojnë se numri i viktimave është më i madh.


XS
SM
MD
LG