Ndërlidhjet

logo-print

Papa Benedikti XVI - pjesë e albumit muzikor


Një kompani britanike e incizimit njoftoi se zëri i Papa Benediktit XVI do të jetë pjesë e një albumi që do të dalë këtë vit në kohën e Krishtlindjeve dhe i cili do të përmbajë psalme fetare, lutje dhe muzikë klasike.

Kompania e incizimit, Gefen UK-Universal, bëri të ditur se lutjet dhe pasazhet e lexuara apo të kënduara nga Papa janë incizuar nga Radio Vatikani në Bazilikën e Shën Petrit në Romë, në kohën kur Orkestri i Filharmonisë Mbretërore të Britanisë po incizonte kompozicione klasike.

Albumi do të dalë në shitje pas bekimit të Papës më 1 nëntor.

Paratë e fituara nga shitja e tij do t’u jepen projekteve për edukim muzikor për fëmijët e varfër në të gjithë botën.
XS
SM
MD
LG