Ndërlidhjet

Moldavi: Bisedimet për koalicion së shpejti


Lideri i Partisë Demokratike në Moldavi tha se grupet liberale që janë zgjedhur për parlament do të fillojnë së shpejti bisedimet për krijimin e koalicionit pas humbjes së Partisë Komuniste në zgjedhjet e së mërkurës.

Marian Lupu, i cili vlerësohet të jetë njeriu kryesor për formimin e koalicionit, i tha agjencisë Rojters se më vonë “do të jetë absolutisht vitale” të iniciohen bisedime edhe me komunistët, meqë ata do të mbesin më tutje të rëndësishëm.

Katër partitë kryesore opozitare në Moldavi kanë fituar shumicën e votave për parlament në zgjedhjet e pardjeshme.
XS
SM
MD
LG