Ndërlidhjet

Mianmar: Shtyhet vendimi për Su Kji-në


Gjykata në Mianmar, e cila pritej të shpallë sot vendimin final për rastin e liderës së opozitës në këtë vend, Aung San Su Kji, tha se nuk ka qenë e gatshme të përfundojë këtë çështje në kohën e parashikuar.

Andaj, gjykata ka vendosur të shtyjë shpalljen e vendimit deri me datën 11 gusht.

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Su Kji, akuzohet për shkeljen e arrestit shtëpiak, sepse një burrë amerikan notoi liqenin dhe hyri, pa leje zyrtare, në shtëpinë e saj në Jangon, në muajin maj.
XS
SM
MD
LG