Ndërlidhjet

Irak: Vriten 27 njerëz në tri sulme me bomba


Policia irakiane njoftoi se nga një varg sulmesh me boma, gjatë ditës, në Bagdad janë vrarë së paku 27 njerëz, ndërsa janë plagosur dhjetëra të tjerë.

Bombat shpërthyen në kohën kur besimtarët shiitë po dilnin nga xhamitë e qytetit.

Zyrtarët thanë se sulmi më vdekjeprurës ishte ai në një xhami shiite, në verilindje të Bagdadit, ku u vranë së paku 20 njerëz dhe u plagosën rreth 17 të tjerë.

Në pothuaj të njejtën kohë, një shpërthim goditi një xhami në jug të Bagdadit, duke vrarë katër njerëz dhe plagosur më se dhjetëra të tjerë.

Një bombë shpërtheu pranë një xhamie tjetër - të tretën me radhë, duke plagosur gjashtë besimtarë.

Të paktën 300 irakianë janë vrarë gjatë muajit qershor.
XS
SM
MD
LG