Ndërlidhjet

Bosnjë: Zbulohen dy varre masive


14 vite pas masakrës së Srebrenicës, ushtarët holandezë kanë zbuluar dy varre masive në zonën e ish-bazës së tyre ushtarake, njofton agjencia e lajmeve DPA e cila bazohet në raportet e mediave të Bosnjës.

Sipas këtyre raporteve, ushtarët holandezë kanë zhvarrosur, javën e kaluar, gjashtë civilë dhe dy foshnje nga këto varreza.

Civilët e zhvarrosur thuhet se kanë vdekur për shkaqe natyrore ose kanë bërë vetvrasje.

Raportet bëjnë të ditur se informatat për ekzistimin e këtyre varrezave i janë dorëzuar Asociacionit për viktimat e Srebrenicës nga batalioni holandez në fillim të muajit korrik.

Më 11 qershor 1995 Srebrenica ishte pushtuar nga forcat serbe.

Ushtarët holandezë, atë kohë, lejuan forcat serbe të largojnë të gjithë burrat nga kampi.

Si pasojë e kësaj rreth 8000 burra boshnjakë u vranë dhe më shumë se 30000 fëmijë, burra dhe gra u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.
XS
SM
MD
LG