Ndërlidhjet

logo-print

Kroaci: Mbahet takimi Pahor-Kosor


Sllovenia dhe Kroacia do të mund të gjejnë një zgjidhje, deri në fund të vitit 2009, për kontestin rreth kufirit, i cili ka bllokuar përpjekjet e Kroacisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, tha kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor, pas takimit me homologen e tij kroate në Kështjellën Trakoskan në veri të Kroacisë.

“Mund të kemi sukses dhe të gjejmë një zgjidhje diku kah fundi i vitit për të dy çështjet që janë vitale për shtetet tona-rifillimi i bisedimeve të Kroacisë për anëtarësim në BE dhe kontesti për kufi”, tha Pahor.

Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, ndërkaq, theksoi: “Ne kemi hapur një faqe të re në marrëdhëniet tona dhe kemi filluar të kërkojmë zgjidhje në interesin e të dy palëve”.

Të dy liderët paralajmëruan se do të ketë takime shtesë ku do të diskutohet kjo çështje.

Sllovenia ka bllokuar bisedimet për anëtarësimin e Kroacisë në BE në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa mosmarrëveshja kufitare ndërmjet dy vendeve daton që nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, në vitin 1991.
XS
SM
MD
LG