Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Krijohet draft-ligji për gazetarë


Qeveria e Irakut njoftoi se ka inicuar krijimin e një draft-ligji për mbrojtjen e gazetarëve, i cili do të sigurojë ndihma për familjet e gazetarëve të vrarë apo të lënduar gjatë ushtrimit të profesionit.

Zëdhënësi i qeverisë, Ali al Dabag, tha se draft-ligji ka për qëllim të mbrojë dhe t’u garantojë gazetarëve irakianë të drejtat e tyre.

Mirëpo, propozimi është kritikuar nga organizata Observatoria për Lirinë e Gazetarëve (JFO).

Agjencia e lajmeve AFP citon kryetarin e kësaj organizate, Hadi Xhalou Marai, të ketë thënë se ky grup kundërshton draft-ligjin “për shkak se nuk synon të ndihmojë gazetarët, por ka për qëllim të përdoret kundër gazetarëve dhe në kufizimin e lirisë së tyre nga ana e qeverisë”.
XS
SM
MD
LG